INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lumturia jonë ndodhet në detajet e vogla që ne i injorojmë! Ja disa prej tyre

Lumturia jonë ndodhet në detajet e vogla që ne i injorojmë! Ja disa prej tyre

Publikuar më: 22:05 13-04-2018

Është vetë natyra e njeriut që nuk kënaqet me asgjë, ose që është i prirur që të mos e lerë veten të lirë për të marrë disa momente lumturie në jetë. Por ka kaq shumë gjëra të vogla që ne i injorojmë vetë ndoshta dhe në mënyrë të pavetdijshme, por janë pikërisht ato gjëra që mund të na ndryshojnë jetën pozitivisht dhe të ndihemi më të lumtur. Studimet e fundit kanë treguar që këto detajet e vogla që ne i lemë të kalojnë pa u vënë re dhe që nuk ju japim rëndësi, janë pikërisht atop që mund të na ndryhsojnë humorin dhe që ne mund të ndihemi më të lumtur. Le t’iu hedhim një sy menjëherë dhe t’i vemë në zbatim sapo të kemi përfunduar këtë shkrim së lexuari. Pra le të marrim disa doza lumturie se e meritojmë fundja. 

-Shko te flesh kur ndihesh i lodhur. Ju nuk keni pse ta detyroni veten të qëndroni zgjuar kur mendja dhe trupi juaj kanë nevojë për një pushim.
-Merrni kohë për të gatuar një vakt të mirë të paktën një herë në javë.
-Merrni një sekondë nga çdo ditë për të menduar një mendim pozitiv për veten, edhe për faktin se sa mirë I keni flokët sot.
-Pini më shumë ujë dhe hani mëngjes çdo ditë.
-Gjeni një mënyrë për të ndryshuar rutinën tuaj të përditshme në mënyrë që të mos ju marr shumë energji dhe të ndiheni të lodhur. Mund të filloni thjesht duke provuar një kafe të re, të hani drekën tuaj jashtë, pra diçka për të prishur monotoninë.
-Mos u mbështetni në mediat sociale si argëtim sa herë që jeni të mërzitur.
-Mos shkoni në shtrat me humor të keq.
-Mos punoni dhe hani në të njëjtën kohë.
-Bërtit kur ndjehesh duke I trishtuar. Po, edhe mund të qash, ke për t’u ndjerë më mirë.
-Mos lejoni që emailet të jenë gjëja e parë që shihni kur të zgjoheni.
-Gjithmonë bisedoni me dikë që ju besoni kur diçka ju shqetëson.
-Hani më shumë akullore.

/intv.al/ I.M

Article Logic
Execution time: 0.0033798217773438