Ajo është një nga moderatoret më të mira shqiptare dhe kauza e emisionit të saj është me të vërtetë shumë e bukur, të bëjë të lumtur personat që kanë nevojë për doza lumturie. “Dua të të bëj të lumtur” do të nisë së shpejti në sezonin e dytë nën dretimin e Arbanës, e cila ka rezervuar një surprizë edhe për babain e saj të dashur. Moderatorja ka postuar një foto të saj me të atin dhe shkruan se është rikthyer pas 19 vitesh në Maqellare. "Rikthim ne Maqellare per here te pare pas 19 viteve per te bere babane tim te lumtur", shkruan Arbana.
Tani mbetet vetëm të shohim se çfarë surprize ka rezervuar ajo, ne mezi po presim!