INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lunaçek: Miratohet liberalizimi i vizave për Kosovën

Lunaçek: Miratohet liberalizimi i vizave për Kosovën

Publikuar më: 09:18 07-07-2016

Hapet drita jeshile për liberalizimin e vizave të Kosovës. Raportuesja për Kosovën Ulrike Lunaçek, ka lajmëruar se Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, ka miratuar propozimin për liberalizim të vizave.
Lunaçek ka zgjedhur të japë këtë lajm nëpërmjet një postimi në Tëiter, ndërsa nuk nguron që ti kërkojë klasës politike Kosovarë që të vijojë me reformat në këtë drejtim. Sipas Lunaçek, çelësi për të hapur derën e udhëtimit pa viza në zonën Shengen, tashmë është në dorë të politikës kosovare,
Ulrike Lunaçek:
“E gëzuar për miratimin e propozimit për Kosovën nga Komiteti për Politikë të Jashtme i PE-së. Tani politikanët kosovarë duhet të veprojnë. Çelësi për të hapur derën për udhëtimin pa viza është në duart e politikanëve”.

Article Logic
Execution time: 0.0034921169281006