Ish-nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, ka thënë se është shumë e gëzuar me lajmin se Kosova ka marrë rekomandimin pozitiv për heqjen e vizave. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Tëitter, Lunacek ka shkruar se është e sigurt që në vjeshtë të këtij viti, Parlamenti Evropian do ta japë dritën jeshile për heqjen e vizave.
“Ky është një lajm i mirë! Faleminderit Avramopoulos jam e sigurt që Parlamenti Evropian do ta japë dritën jeshile në vjeshtë. Shpresoj se edhe Ministria e Brendshme do ta bëjë të njëjtën gjë para vitit 2018!”, ka shkruar Lunacek.
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Migrim, Dimitris Avramopoulos, ka konfirmuar gjatë ditës së djeshme se Kosova ka marrë rekomandimin pozitiv për heqjen e vizave dhe lëvizjen e lirë.
Në një konferencë për shtyp në Bruksel së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, Avramopoulos ka deklaruar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.