INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lunacek, thirrje të fortë për Shqipërinë, mos prekni Vjosën

Lunacek, thirrje të fortë për Shqipërinë, mos prekni Vjosën

Publikuar më: 10:00 12-04-2017

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, njihet si një adhuruese e natyrës shqiptare dhe është nga lobueset më të forta kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumin e Vjosës. Ajo në një takim me gazetarët në Bruksel ka qënë e qartë kur ka thënë se: “Lumi i Vjosës është i vetmi në Europë, që është në rrjedhje të lirë. Është e vërtetë që Shqipëria ka nevojë për energji, por jo në këtë lumë.”
Madje ajo sugjeron se Shqipëria duhet të bëjë investime në ekoturizëm.
Lunacek thotë se ia ka shprehur dhe kryeministrit Rama mendimin e saj, por gjithsesi shton se në Shqipëri tani e gjithë vëmendja është e përqendruar te zgjedhjet.
Lunacek, që ka vizituar e kanionet e Vjosës, pohon se nuk ka një studim të qartë për të evidentuar se çfarë flore dhe faune ka në atë zonë. “Para çdo projekti është shume e rëndësishme të bëhet vlerësimi mjedisor”, tha Ulrike Lunacek.
Diskutimin mbi këtë temë ajo e ka mbyllur me një mesazh: “Ndërtoni HE-e të tjera, por ju lutem lëreni Vjosën”!

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109