INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lungomare do të ndryshojë sërish! Ky është projekti i ri për qytetin e Vlorës

Lungomare do të ndryshojë sërish! Ky është projekti i ri për qytetin e Vlorës

Publikuar më: 19:27 10-09-2017

Është një nga qytetet më turistike në vend dhe pas ndërtimit të Lungomares, Vlora do të ndryshojë sërish. Arsyeja? Për t’u bërë më atraktive për pushuesit dhe më e jetueshme për vendasit. Pas ndërtimit të shëtitores së re të qytetit, Bashkia ka projektuar ndërhyrje dhe në qendrën historike të Vlorës, si dhe disa sheshe përgjatë Lungomares do të rehabilitohen për të sjellë më shumë gjelbërim dhe kënde sportive argëtimi.

Projekti tashmë ka përfunduar, sqaron drejtori i Urbanistikës në bashkinë e Vlorës, Erion Ahmataj. Sipas tij, synohet të ketë më shumë hapësira të gjelbërta dhe kënde sportive apo argëtimi.

Ahmataj: Kemi ndërhyrje në disa pika nevralgjike të qytetit. Një ndër to është rikualifikimi përpara teatrit “Petro Marko” ose “Tre racat”. Pjesa e hyrjes në Lungomare, në anën e hotel Internacionalit dhe përballë, te ish-rruga ura dhe shkolla e Marinës. Në të gjitha këto sheshe parashikohen kënde argëtimi për fëmijët, rikualifikim si ndriçim dhe gjelbërim.

Sakaq, nisja e projektit për rivitalizimin e Qendrës Historike të qytetit do të jetë surpriza.

 Ahmataj sqaron detajet.

Ahmataj: Për herë të parë saktëson kufirin e zonës historike për qytetin e Vlorës ku nuk kufizohet vetëm tek rruga “Justin Godard” por merr dhe sheshin përpara Bashkisë, rrugën e Çifutëve, Sahatin e Vlorës dhe një sërë objektesh të një rëndësie të veçantë për qytetin tonë.

Nga ndryshimet në infrastrukture pritet të preken edhe 2 zona banimi në lagjen Pavarësia dhe Uji i Ftohtë, ku ndërhyrjet do të përfshijnë rrjetin e kanalizimeve nentokësore, ndërtim dhe asfaltim të rrugëve, ndriçim gjelbërim dhe terrene sportive.

Lajmi i mirë për këtë vjeshtë është edhe përfundimi i projektit të fazës së dytë të Lungomares nga Skela në drejtim te portit deri në pyllin e Sodës. Ky investim pret tashmë tenderimin.

Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598