INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lupu: Rumani - Shqipëri, ndeshje e kurdisur

Lupu: Rumani - Shqipëri, ndeshje e kurdisur

Publikuar më: 11:35 21-06-2016

Danut Lupu, ish-futbollisti i kombëtares rumune në vitet ’90, ka lëshuar një akuzë shumë të rëndë në adresë të përfaqësueses së Rumanisë, duke aluduar për kurdisje në favor të basteve sportive gjatë ndeshjes me Shqipërinë.

“Dikush më tha se ndeshja ishte e shitur. Unë refuzoj ta besoj një gjë të tillë, nuk dua as të mendoj për gjëra të tilla. Por, dikush ma tha një gjë të tillë dhe nuk di se çfarë të them. Të tjerët e mendojnë në këtë mënyrë. Sipas meje, ne thjesht nuk dimë të luajmë futboll dhe kjo është e dhimbshme”, tha ai për “Fanatik”.

Më pas, Lupu analizoi lojën e skuadrës duke fajësuar veçanërisht trajnerin Anghel Iordănescu, përcjell Panorama Sport.

“Gjëja më shqetësuese është se pashë futbollistë të cilët nuk dinin të jepnin një pasim as nga 5 metra distancë. Kjo është tragjike. Ata nuk përballeshin dot as me futbollistë të dobët shqiptarë”, ka shtuar ai.

“Lërini budallallëqet e tipit ata ishin më të fortë se ne. Kundërshtarët nuk dinin të gjuanin topin, nuk dinin të rreshtoheshin në fushë. Por kishin një vendosmëri fantastike, të jashtëzakonshme, siç nuk kishim parë ndonjëherë”, ka theksuar ai.

Article Logic
Execution time: 0.0033979415893555