INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lushnjarët mbledhin 11 mijë firma: 21 Janari, festë kombëtare

Lushnjarët mbledhin 11 mijë firma: 21 Janari, festë kombëtare

Publikuar më: 14:44 01-02-2019

Lushnja i kërkon zyrtarisht qeverisë shpalljen e 21 Janarit, ditës së Kongresit si festë Kombëtare. Propozimi mbështetet nga 11 mijë qytetarë, ndërsa si rrallë herë vitet e fundit ka bërë bashkë të gjithë politikën lokale atje.

Kërkesa e hershme e myzeqarëve është zyrtarizuar!

Bazuar në 11 mijë firmave të qytetarëve, Këshilli Bashkiak i Lushnjes i kërkon qeverisë që 21 Janari, dita e nisjes së Kongresit Kombëtar të vitit 1920 të jetë Festë Kombëtare!

Në një seancë të jashtëzakonshme, 41 anëtarët e këtij këshilli bashkuan votat dhe një zëri votuan që propozimi të bëhet realitet në vitin e 100- vjetorit të mbajtjes së Kongresit të Lushnjes.

Fatos Tushe, Kryetar Bashkia Lushnje: Në 21 janar 1920 mbushen 100 vjet nga ky kongres, por edhe nga parlamentarizimi shqiptar.

Jakup Beqiri, Kreu i Këshilltarëve,PD: Marrim ndoshta vendimin më të rëndësishëm për të vlerësuar vetëveten.

Lindira Buxhelu, Kreu Këshilltarëve, PS: Sot për herë të parë votojmë pa ngjyra. Votojmë nën himnin e flamurit kuq e zi.

Kërkesa tashmë do ti drejtohet qeverisë, ndërsa Kryeparlamentari Gramoz Ruçi e mori atë direkt në 99 vjetorin e Kongresit.

Article Logic
Execution time: 0.0037379264831543