Zona e Çermës u zgjua ditën e sotme nën frikën e përmbytjeve, por rreziku i përmbytjeve duket i largët. Përveçse uji nuk është më prezent në zonat e përmbytura, puna po vazhdon në mbajtjen në gatishmëri të hidrovoreve. Aktualisht, pesë hidrovoret në rrethin e Lushnjës janë në gjendje pune dhe kanë energji elektrike pa ndërprerje. Hidrovori i Divjakës dhe ai i Tërbufit mbajnë peshën kryesore në largimin e rrezikut të përmbytjeve. Në Divjakë, sipas specialistëve, hidrovori po përballon kapacitetin maksimal të prurjeve të ujit. Hidrovori i Divjakës vazhdon të mbahet në gatishmëri të lartë pune për përballimin e prurjeve të mëdha të ujërave që vijnë në të gjithë zonën. Specialistët thonë se dy elektropompat funksionojnë me kapacitet të plotë. Ndërkohë, mesditen e së dielës kanë mbërritur dhe ndihmat e para për banorët e zonave të përmbytura, të cilat janë ushqime dhe batanie. Krahas këtyre ndihmave vijon puna për lirimin e kanaleve kulluese nga mjetet e bordit të kullimit, pas mbylljes përfundimtare të argjinaturës së lumit Shhkumbin.