Një trup i pajetë rreth 65 vjeç është gjetur këtë të dielë në një kanal vaditës në Kolonjë të Lushnjes.
Një një njoftim për mediat policia sqaron se në një kanal vaditës është gjetur një shtetas i vdekur rreth 65 vjeç.
Sipas bluve trupi ishte i zhveshur dhe i hedhur në kanalin kullues pranë rrugës.
Mësohet se ai ka një plagë pas koke e dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhje e plotë të ngjarjes