Pak minuta më parë, një krimi rëndë ka ndodhur në qytetin e Lushnjes.
Një person është plagosur me armë zjarri brenda lokalit të tij tek rrethrrotulli i Plugut.
Shtetasi Saimit Taullau është transportuar për në spital, ndërkohë autorët dyshohen se janë larguar me motor drejt Elbasanit.
Policia e këtij qyteti ka ngritur disa postoblloqe.
Njoftimi i Policisë:
Lushnje
Informacion paraprak
Në datën 24.11.2018, në vendin e quajtur "Rotondo e Plugut", është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit S.T, 47 vjeç, banues në Lushnje.
Për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë shtetasi S.T i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj si edhe identifikimin e autorëve.
Në hyrje daljet e qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.