Aktorja Renada Caci, të cilën shumë prej jush mund ta njohin në rolin e “Luzes”, përmes postimeve ka ironizuar Arjola Demirin.
O Donald, o yll gojën mjaltë e ke!’- shkruajti Renada.
Më pas postoi foton e një dhie duke shkruar: Big Brother Vip është pasqyra që ta zbulon surratin ashtu siç e ke, o çikë.
Të gjithë e kanë marrë si një thumb për Arjolën pasi ajo ishte e vetmja që pati diskutime të forta me Donaldin në spektakël.
Pas këtyre postimeve ka qenë motra e Arjolës, Elisa, e cila ka reaguar ashpër duke ofenduar aktoren.
Krahas një fotoje të Ursulës, “shtrigës” tek filmi vizatimor Ariel, ajo e ka quajtur Renadën “shëmtaraqe të vogël” dhe “xheloze mediokër”.
“13 vjet *artiste *dhe askush stë njef.
Ajo që bën më mirë është veç që ‘lef’
Kështu shkruan po ashtu ajo, duke theksuar se po kërkon thjesht famë.