INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Lypësi i vogël" në qendër të Tiranës

Publikuar më: 19:33 10-11-2016

Nga Hekuran Halili, gazetar.

... Tek ura e Elbasanit  qarkullim i madh. Kryqëzim rrugësh afër qëndrës së Tiranës. Unë nuk kam mjet, as që di ta guidoj, ndaj të gjitha lëvizjet i bëj me këmbë. Makinat në të katër drjtimet të marrin mënd.Semafori drejton. Ndizet jeshilja dhe frenon një xhip i madh dhe i kushtueshëm para këmbëve të mia. E shikoj pak superior. E kam unë radhën.  Shikoj shoferin që shfryn se nuk  arriti të kalonte. Nxiton. Me vrap i sulen në xham disa lypsa të vegjël rom. Njërit i rrëshqet këmba tek bordura e betonit dhe u rrëzua. Filloi të ulërinte, por shokët e tjerë as që ja varën. U sulën nëpër makinat e ndaluara duke lypur diçka.

Unë shkova tek djali i rrëzuar. E ngrita. Nuk ishte as 5 vjeç. I lehtë pend, ndoshta i pa ngrënë. Qante me dënesë duke thirrur...Oh nëna ime, oh nëna ime, dua nënën...Më theri shpirti. E nxorra në trotuar duke e ngritur në dorë. Aty e ula në dritë. Kishte rrëshqitur e kish vrarë syrin e këmbës së majtë, e kish çveshur fare nga lëkura e mishi... Sa të dhëmb syri i këmbës! Gjaku i rridhte çurk. Si ta qetsoja? Aty afër ishte një farmaci. E mora përsësri në dorë dhe shkova drejt saj. Bleva një betadinë , pak ujë të gazuar ,fasho,pambuk. E mjekova aty brënda e ja lidha këmbën e zbathur. I pa larë, i pa ngrënë, i veshur keq... I qante shpirti.. I qante goja.. vazhdonte të kërkonte nënën.. -Ku e ke? – i thashë, se të shpie unë.

- Nuk e di ,- më tha, e më shikonte me sy mirnjohës që e mjekova.

E mora përdore  dhe në byrektoren e parë  aty afer i bleva dy byreqe, një dhallë, një ujë. Në dorë i futa disa të holla , aq sa do kishte mbledhur gjithë ditën...

Nuk arrita të bisedoja më shumë. U çfaq tufa e lypsave të tjerë që ishin sulur bashkë me të kur u rrëzua. Ma shkulën nga duart. Ja morën të gjitha sa i dhashë. Donin ti merrnin e byreqet. Më nuk durova. E mbajta afer sa i mbaroi byreqet. I pyeta ku e kish nënën... I ka vdekur më thanë... Rri me ne se e kemi kushëri...

Nuk arrita ti pyesja për të jatin... e morën përdore dhe u sulën tek makinat që frenuan për të lypur diçka...

I ndoqa me sy. U sul edhe djali me këmbë të vrarë duke çaluar.Ishte në punë ai vogëlush, ishin në punë ata vogëlush, se qeveria dhe shoqëria janë “pushim”.

... Ka kaluar një javë dhe ende në vesh më jehon thirrja e djalit... Oj Nëna ime, oj Nëna ime...! Më ther në zemër prej kohësh e më shpon brinj më brinjë çdo dorë lypsi shtrirë... Të gjitha Bashkitë mund ta zgjidhin këtë problem... të paktën pak bukë e një strehë për fjetie tua sigurojë...

Unë çdo dore të shtrirë i kam i fal diçka,sa kam mundur.. dhe shpirti si poet  me ka rrjedhur ca vargje  për të sensibilizuar njerzit... Edhe në atë moment në Tiranë, edhe sa herë shoh një dorë të shtrirë, me vine ndermend këto vargje te mia:

Më vret një dorë e lypsit shtrirë

Sa vrasin gjithë plumbat e Botës

Më shumë më vrasin sytë e tij

Liqenj të ngrirë të gjithë lotëve

Ç’ka kam në xhep të gjitha zbraz

Ç’ka kam në shpirt aty i derdh

Por unë jam një, ne jemi pak

Mallkuare qofsh Botë e padrejtë!

…Më shpon si shpatë një dorë e shtrirë

Zemër më zemër, brinjë më brinjë...

Para se Zoti tu fale dicka ketyre njerezve, le tu falim ne dashuri e kujdes… !                          

                          Faleminderit!

Article Logic
Execution time: 0.0035090446472168