Jo vetëm mësuesit e dalluar, që s’dihen si përzgjidhen të shpërblehen nga qeveria, por të gjithë pa përjashtim. Ky është ultimatumi i Sindikatës së Arsimit, e cila thekson se nëse ata nuk shpërblehen njëlloj me 10 mijë lekë dhe jo me 40 mijë vetëm ata, që zgjidhen nga drejtuesit e lartë të arsimit do të pezullojnë mësimin.
Sindikata thotë se kërkesa është bërë për shkak se të gjithë mësuesit thuajse kanë të njëjtën performancë dhe se për këtë ndarje arsimtaret ndihen të diskriminuar.