INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''M’i prenë të gjitha'' Ish-konkurrenti zbulon bisedën me Arjan Konomin për produksionin e ''Për’puthen''

''M’i prenë të gjitha'' Ish-konkurrenti zbulon bisedën me Arjan Konomin për produksionin e ''Për’puthen''

Publikuar më: 15:32 02-02-2021

Menjëherë pasi dolën fotot e Teas dhe Beartit si çift i vërtetë, të gjithë nisën të analizonin detajet që mund të kishin treguar se mes tyre kishte lindur diçka që në takimin e parë. Këtë gjë ka bërë së fundmi edhe Arjan Konomi, opinionisti i “Për’puthen”, i cili ka ndarë në Instagram një bisedë që Andi dhe Tea kanë bërë në njërin prej takimeve të tyre.

Gjatë bisedës Tea shprehet se ajo ka pasur një takim emocionues me dikë që nuk ishte më pjesë e “Për’puthen”, por nuk përmendi emra. Ajo thotë se të gjithë e dinë kush është dhe mesa duket që aty ka dashur të tregojë se zemra i ka rrahur fort vetëm për Beartin.

 “Që asnjëri nga ne nuk do të ishte këtu sot. Nesje. Do e gjejmë një moment. Ashtu siç pate ti një emocion goxha të fortë, që i mbikaloi ato… Ti the jam midis këtyre. Edhe për mua ndoshta një takim ishte më emocionues se sa ata të tjerët. Dihet se kush është, persona që s’janë më aty”, shprehet Tea gjatë bisedës me Andin.

Arjan Konomi ka publikuar videon e bisedës dhe shprehet se nuk e ka harruar për asnjë çast këtë moment mes Andit dhe Teas, që dolën si çift nga “Për’puthen”.

Ndërkohë ai ka bërë një reagim në rrjete sociale, pasi ndjekësit i kanë kërkuar shpjegime për këtë situatë. Opinionisti thotë se ai nuk ka qenë aspak në dijeni të kësaj historie dhe është shprehur po aq i shokuar sa teleshikuesit.

“Unë nuk kam pasur as dijeninë më të vogël, as dyshimin më mininal që mund të ekzistonte kjo e vërtetë, që ju keni marrë vesh këto ditë. Nëse kam pasur dyshime, kanë qenë dyshime për pëlqime, në momente të caktuara që tani i takojnë 3-4 muaj më parë. Por përveç atyre dyshimeve për pëlqim dhe një tërheqje reciproke, kam qenë totalisht në mungesë të plotë të çdo dijenie deri në momentin që do ishte Prime, kur Tea dhe Andi do largoheshin nga ai emision. Këtë e them me ndershmërinë më të madhe në radhë të parë tek ata që kanë besuar tek fjala ime dhe personi im”, është shprehur Konomi.

 

Mirëpo, ish-konkurrenti i “Për’Puthen” i cili ka paralajmëruar të tjera bomba, Erjon Geca, ka zbuluar gjithashtu bisedën e tij me opinionistin Konomi.

Erjoni tregon se ka kritikuar ashpër në mesazh Arjanin për gjithçka që kishte ndodhur, duke i thënë “Turp të kesh për talljen që po i bën publikut”, ndërsa opinionisti i është përgjigjur: “M’i prenë të gjitha”, duke lënë të kuptohet se fjala e tij nuk është dhënë në emision.

“Normal që i prenë të gjitha o lumadh, ata kanë në dorë fuqinë e televizionit dhe hedhin ç’të duan e montojnë situatat siç duan. Por kjo s’do të thotë që njerëzit e besojnë, janë përpjekje të kota për mbijetesën e programit. Ti më mirë bëj dorëheqjen dhe lëre atë pjeshkën e rudhosur të bluajë mullirin e saj bosh.”- shkruan Erjoni duke iu referuar Olsës.

 WhatsApp-Image-2021-02-02-at-12.13.35.jpg

Burimi: iconstyle.al

Article Logic
Execution time: 0.00382399559021