Flori Mumajesi ditën e diel ka prezantuar këngën e tij ‘’E para’’ në bashkëpunim me Klajdi Harunin, këngë me të cilën po konkurrojnë në festivalin ‘’Kënga Magjike’’.
Kjo është e para dalje publike e Florit pas humbjes së nënës së tij.
Këngëtari ka bërë një dedikim të ndjerë duke emocionuar e përlotur të gjithë që e lexuan.
Ai tha se kjo ishte paraqitja e parë televizive që nuk mori një mesazh nga nëna për t’i treguar se si doli.
“Hera e parë që nuk më vjen një mesazh nga ty! Nuk ka ditë që s’e vuaj mungesën tënde. Por edhe pse u mundova të mos dorëzohem, sot gati ndihem i dorëzuar pa ty, sepse më ka marrë malli me t’mbajt erë në qafë, më ka marrë malli me t’puth, me t’pa, me t’prek, me m’shkrujt sapo më ke parë në TV dhe të më thuash si dola. Dhe pastaj të të marrë telefon dhe të flas me ty, me ta dëgju zërin e me m’thënë ‘djali i mamit’,” –shkruan Flori, ndërsa në sfond ka këngën e tij, “Dhemb”.
Artisti humbi nënën e tij gjatë muajit shkurt të këtij viti, pas disa problemeve me zemrën.