INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“M’trego ti mu”, Noizy tregon humorin e tij epik, Oriola Marashi “e myt” me atë çfarë i thotë [FOTO]

“M’trego ti mu”, Noizy tregon humorin e tij epik, Oriola Marashi “e myt” me atë çfarë i thotë [FOTO]

Publikuar më: 17:05 03-04-2018

Që Noizy ka shumë sens humori e dinim, por që ka kaq shumë jo! 

Ai është një nga reperat më të suksesshëm shqiptarë, repertori muzikor i të cilit është shumë i gjërë pasi numëron shumë hite. Jo më kot Noizy ka mbi 1 milion folloëers në Instagram, ku i mban të përditësuar ndjekësit e tij me foto e video nga jeta e përditshme dhe ajo profesionale.

Siç duket reperi ka gjetur pak kohë të lirë sot dhe ka dalë për një kafe nga blloku nga ku ka postuar një foto me mbishkrimin: cuna blloku lale.

Autori i fotos, miku i Noizyt i ka komentuar duke i thënë “duket dora e fotografit”, si për t’i treguar se ka shumë meritë për shkrepjen e fotos.

Mirëpo Noizy ia ktheu në mënyrën më epike të mundshme, pikërisht me shprehjen që po qarkullon në Instagram “M’trego ti mu”, të cilën me siguri e keni parë.

mtrgt.jpg

 

Por edhe Oriola nuk mbetet pas, sepse ka përdorur një tjetër shprehje nga personazhi që thotë “m’trego ti mu” dhe i shkruan Noizyt: “Je nana”.

mendb.jpg

Ja që edhe Noizy me Oriolën kanë goxha kohë për të parë video gallatë në Instagram.

 

Article Logic
Execution time: 0.0020859241485596