Me siguri të gjithë e mbani mend Anila Mimanin, këngëtaren e cila në fillim të viteve 2000 bëri bujë me këngët e saj që vazhdojnë të dëgjohen edhe sot, mjafton të kujtojmë "Ma ka thënë dhe horoskopi".
Anila Mimani ishte këngëtarja më e dashur nga publiku në vitet 2000 dhe projektet e reja të së cilës priteshin me padurim.
Ajo ka bërë disa hit-e, që patjetër duhet thënë se kaun ngushëlluar zemrat e mijërave të rinjve. Njërin prej tyre do të veçonim këngën “Ma ka thënë dhe horoskopi”.
Anila prej vitesh jeton në Zvicër, është e martuar dhe nënë e dy vajzave.
Projekti i saj më i fundit është videoklipi "Të du pa fjalë", i publikuar vitin e kaluar.