Është kthyer në fare pak kohë në një prej repereve më të komentuara dhe të dashura për publikun shqiptar.
fenomeni Tayna nuk ka të ndalur dhe duket se baza e saj e fansave vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë.
së fundmi reperja ka vendosur të komunikojë me ndjekësit e saj në Instagram përmes pyetje-përgjgijeve.
Veçse adhurues shumë të mëdhenj të saj, fansat e Taynës kanë dhe një sens humori që të shkrin së qeshuri, e megjithatë ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte një prej tyre.
"Kur ke qenë në koncert në Belgjik, ma ke prek dorën, 1 muaj nuk e kam larë," ka shkruar (me siguri me shaka) një fans i reperes.
Teksa duket se kjo e ka bërë për të qeshur Taynën.