Mjafton një këngë e tyre, për të rënë menjëherë në dashuri.
Këtë efekt kanë Macaô, banda muzikore prej 5 vetash e krijuar në vitin 2013 nga Cyrielle Formaz dhe Pascal Vigolo, dy vokalistët njëkohësisht edhe kitaristë të grupit. Jemi mësuar ta përmendim Zvicrën për shumë aspekte pozitive, por kurrë nuk e kishim menduar që edhe muzika do të ishte kaq e bukur. Një gjetje interesante për Pranverën e Frankofonisë në Tiranë, të cilën patëm mundësi ta shijonim nga afër përmes performancës live të bandës. Përjetoni edhe ju të njëjtën kënaqësi duke klikuar mbi linkun e mëposhtëm!