INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Macet rrezik për Alzajmer? Mbartin një paraziti që infekton njerëzit [Video]

Publikuar më: 16:49 26-01-2017

Një studim i ri paralajmëron se një parazit i zakonshëm që gjendet në jashtëshqitjen e maces, prek trurin e njeriut. Studimi bazohet në faktin se paraziti - Toxoplasma gondii -rrit rrezikun e kancerit të trurit, ankthit dhe skizofrenisë. Pronarët e maceve, të cilët nuk i lajnë duart tërësisht pas trajtimit të mbetjeve të kontaminuara dhe gratë shtatzëna, mund të marrin këtë infeksion. Pasi ndodh infektimi, paraziti shkon në tru. Simptomat ndryshojnë shumë, disa njerëz nuk tregojnë asnjë shenjë të jashtme të infeksionit dhe të tjerët sëmuren me shume. Megjithatë, për shkak se ky infeksion kronik synon trurin , shkencëtarët janë duke studiuar nëse ai mund të jetë një shkak i sëmundjes Alzaimer, skizofrenisë apo çrregullimeve të humorit. Nga studimi i kryer në minj, autorët, kanë gjetur se pas infeksionit me parazit, te minjtë ishin dëmtuar funksionet e të mësuarit dhe memoria, ashtu siç ndodh te personat me sëmundjen Alzaimer. Sipas studiuesëve paraziti mund të jetë i lidhur me sëmundjen e Alzaimer, "duke pasur parasysh se paraziti i pëlqen të jetojë në tru". Rreth një e treta e njerëzve në mbarë botën dyshohet se janë prekur nga një infeksion T. gondii, dhe shumë më tepër janë në rrezik.

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602