Supersticioni nuk bën dallim. Bestytnia që i atribuohet maceve të zeza ka frikësuar një murgeshë, e cila humbi kontrollin e makinës dhe u përplas në Rieti, Itali vetëm për të shmangur kafshën që ishte duke kaluar në rrugë. Në bordin e një Renault Clio, 43-vjeçarja u përplas me një makinë të parkuar dhe pastaj goditi portën e jashtme të një ndërtese: për fat të mirë, murgesha nuk u lëndua. Ishte ora 21:30 kur, sipas banorëve, makina u aksidentua në Via degli Elci për shkak të paraqitjes së papritur të një kafshe. Një nga qiramarrësit, duke dëgjuar zhurmën, zbriti në rrugë dhe dha ndihmën e parë. Nga kabina doli duke mbajtur kokën ulur, një murgeshë që nuk kishte pësuar ndonjë lëndim të veçantë, duke mbetur gjithmonë e ndërgjegjshme. Aq shumë saqë as nuk kishte nevojë për kujdesin mjekësor të ambulancës e cila erdhi disa minuta më vonë së bashku me policinë dhe zjarrfikësit. Incidenti tërhoqi një grup njerëzish në rrugë derisa mbërriti karrotreci.