INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Macja që u fut në lavatriçe, zbuloni çfarë i ndodhi!

Macja që u fut në lavatriçe, zbuloni çfarë i ndodhi!

Publikuar më: 15:04 01-08-2016
Të gjithë ju që i doni macet, mos u mërzisni, pasi tani është shumë mirë.
Lisa Keefe nga Britania e Madhe nuk e vuri re që macja e saj kishte hyrë në lavatriçe të flinte. Kështu, Lisa ka futur rrobat në makinën larëse dhe ka nisur procesi. Shumë shpejt, ajo e kuptoi se diçka nuk po shkonte si duhej. Ajo e fiku lavatriçen dhe u habit kur pa macen e saj, brenda.
Së bashku me bashkëshortin e saj, e kanë dërguar macen 9-muajshe te veterineri. Bobby, e cila mbeti në makinën larëse për disa minuta në një temperaturë prej 60 gradësh, pësoi një krizë dhe u dërgua në spitalin e kafshëve të Nottingham, ku veterinerët arritën të ndërhynin shpejt dhe ta shpëtonin atë.
 
Për BBc-në, pronarja Lisa ka thënë se kjo nuk është hera e parë që Bobby e bën këtë gjë, por kësaj rradhe i kishte shpëtuar pa e vënë rë.
 
Rëndësi ka që Bobby, tani është shëndoshë e mirë!
 
 
Article Logic
Execution time: 0.003931999206543