INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Macklemore & Ryan Lewis rekrutojnë aktorin e famshëm për klipin e ri [VIDEO]

Macklemore & Ryan Lewis rekrutojnë aktorin e famshëm për klipin e ri [VIDEO]

Publikuar më: 11:10 19-05-2016

Bëhuni gati të shihni Idris Elba siç nuk e keni parë ndonjëherë.

Aktori i cili për një kohë të gjatë u përfol si Agjenti i ardhshëm 007, është shfaqur së fundmi në klipin më të ri të dyshesh Macklemore dhe Ryan Lewis. Bëhet fjalë për këngën "Dance Off" e cila bën pjesë në albumin më të ri të artistëve "This Unruly Mess I've Made". I veshur me pantallona lëkure, kapele, dhe xhaketë prej pellushi, e cila të ngjason disi me imazhin e personazhit të Cruella de Vill, Elba përcjell në video narracionin më të mirë të tij të dhënë ndonjëherë në ekran. Sa i përket pjesës tjetër të videos ajo fokusohet tek Macklemore dhe beteja të ndryshme kërcimi që çuditërisht ndodhin kudo, edhe në një palestër!

Article Logic
Execution time: 0.0034289360046387