INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Macron flet si President i ri: Do mbroj Europën, largimi i Britanisë nga BE është krim! [FOTO]

Macron flet si President i ri: Do mbroj Europën, largimi i Britanisë nga BE është krim! [FOTO]

Publikuar më: 09:18 08-05-2017

Emmanuel Macron u zgjodh dje si presidenti i ri francez në moshën 39 vjeçare pasi mposhti kandidaten e frontit të djathtë ekstrem, Marine Le Pen.

Menjëherë pasi u zgjodh si kreu i shtetit, lideri më i ri francez që nga koha e Napoleonit u zotua që “të mbronte Europën”. Ai mundi 48 vjeçaren kandidate të Frontit Nacioanal në zgjedhjet që do të ndikonin gjerësisht në të ardhmen e Bashkimit Europian. Macron madje kishte deklaruar më parë se nuk do t’i jepte Britanisë një marrëveshje të lehtë për Brexit, duke shkuar deri aty sa e cilësoi largimin e saj nga BE si “një krim”. Presidenti i zgjedhur eci nëpër oborrin historik të Luvrës nën tingujt e “Ode to Joy” të Beethoven, që është edhe himni i BE, duke thënë: “Europa dhe bota presin nga ne që të mbrojmë shpirtin e iluminizmit në çdo vend”! Deklarata të forta që duket se e vendosin në kasafortë të ardhmen e Bashkimit Europian, që deri pak kohë më parë konsiderohej si e rrezikuar nga populizmi.

macron1.jpg

macron2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0047791004180908