INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Macron i drejtpërdrejt: Kosova, shtet europian. Vuçiç reagon menjëherë

Macron i drejtpërdrejt: Kosova, shtet europian. Vuçiç reagon menjëherë

Publikuar më: 09:58 16-07-2019

Sikundër pritej presidenti Macron gjatë vizitës së tij në Beograd do të prekte edhe raportet e Serbisë me Kosovën.

Në konferencën për mediat ku ishte i pranishëm edhe presidenti Vuçiç, Macron ka deklaruar se Franca dëshiron që të arrihet një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Serbia dhe Kosova janë shtete evropiane dhe ne duam që kjo të përkthehet në fakte”, ka theksuar Makron.

Ai ka vlerësuar bisedën “e sinqertë” që ka zhvilluar me homologun Vuçiç lidhur me Kosovën dhe ka shtuar se për këtë çështje do të bisedojë edhe me Kryeministren e Serbisë, lidershipin e Kosovës dhe kancelaren gjermane Merkel.

Nga ana e tij, Vuçiç është shprehur se, për Francën Kosova është e pavarur, por për Serbinë jo.

Article Logic
Execution time: 0.0018718242645264