INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Macron konsolidon pozitat, pas Presidencës, fiton edhe në zgjedhjet parlamentare

Macron konsolidon pozitat, pas Presidencës, fiton edhe në zgjedhjet parlamentare

Publikuar më: 12:41 19-06-2017

Kot nuk thonë oreksi vjen duke ngrënë. E tillë është situata në Francë për Macron, i cili vetëm një vit nga themelimi i Partisë, jo vetëm që u shpall Presidenti i Francës, por këtë të dielë ka fitur edhe shumicën parlamentare. Sipas exit-polleve, Partia Republika në Marshim, së bashku me aleatët e Modem, ka fitur 355 deri në 425 vende në asamblenë kombëtare me gjithsej 577 vende. Gjithsesi projeksioni fitues ishte bërë public edhe javë më parë, kshuqë triumfi i Macron pritej.

Partia është krijuar vetëm një vit më parë me gjysmën e kandidatëve të saj që kanë pak apo aspak eksperiencë politike. Nëse konfirmohet, rezultati do ti japë presidentit Macron një mandat të fuqishëm në parlament për të ndjekur planet e tij të reformave.

Dy exit polle projektonin Republikën në marshim dhe aleatët e saj me 355 deri 360 vende të fituara, por një exit poll i tretë u jepte atyre një shumicë më të madhe nga 395 në 425 vende. Raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare u shënua nga një pjesëmarrje më e ulët në votim dhe dukshëm më e ulët nga ajo e pesë viteve më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0014679431915283