INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Madagaskari njeh pavarësinë e Kosovës

Madagaskari njeh pavarësinë e Kosovës

Publikuar më: 14:12 26-11-2017

Republika e Madagaskarit ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe lajmi është bërë i ditur mbrëmë zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ai tha mbrëmë se e ka pranuar zyrtarisht “notën verbale” të njohjes nga Madagaskari, pas një takimi që ka zhvilluar me kolegun e tij nga ky vend, Rabary Njaka

“Jam i lumtur të shpalli se Madagaskari e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, ka shkruar mbrëmë në rrjetin Twtter, Behgjet Pacolli, i cili është edhe ministër i jashtëm i Kosovës.

Aktualisht, Kosova është e njohur nga 115 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441