INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Made in China: 200 mln Euro për Ronaldon

Made in China: 200 mln Euro për Ronaldon

Publikuar më: 11:15 09-06-2017

Ofertë e cmendur nga Kina për Cristiano Ronaldon, e cila e ka turbulluar jo pak ambientin te Reali i Madridit. Fillimisht i raportua për 180 milionë në arkat e klubit madrilen, por sipas As shuma e ofruar shkon 200 milionë euro, ndërsa për futbollistin plot 120 milionë euro në vit. Burimet pranë Los Blancos, që kanë zbuluar këtë ofertë mostruoze, nuk kanë preferuar ta bëjnë të ditur emrin e klubit që është gati ta bëjë këtë cmenduri.

Sepse javën e ardhshme drejtuesit e skuadrës enigmë, kanë prenotuar avionin për në Madrid, ku do t’ia propozojnë presidentit Perez këtë ofertë, për të kutpuar se deri ku mund të rezistojë numri një i Los Blancos. Përtej këtyre zërave, stafi teknik i Realit të Madridit por përgatitet një program specifik për Ronaldon, në mënyrë që 4 herë fituesi i Topit të Artë të jetë vendimtar përgjatë sezonit të ardhshëm. Zidane sikurse veproi gjatë 2016-2017-ës, dëshiron ta ruajë Asin e tij, duke u dhënë më pak ngarkesë fizike dhe më pak minuta aktivizimi, që kur të jetë në fushë, gjithmonë të shfaqet në versionin e tij më të mirë.

Cristiano do të marrë një muaj pushime menjëherë pas ndeshjes së fundit sezonale me Portugalinë në Kupën e Konfederatave, që do të thotë se 32-vjecari do të humbasë të gjithë fazën përgatitore të Realit, ku përfshihet edhe turneu amerikan në korrik, por m të gjitha gjasat edhe Superkupën e Europës ndaj Manchester United, e parashikuar për t’u zhvilluar më 8 gusht në Maqedoni. Me shumë mundësi ndeshja e parë sezonale e Ronaldos do të jetë Superkupa e Spanjës me Barcelonën në Camp Nou. Zidanë e ka kuptuar se duke e lënë për një periudhë më të gjatë pushim, Ronaldo do të mund të japë më të mirën e tij në periudhat vendimtare t sezonit.

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627