INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Made in China: Stop shpenzimet e “çmendura”

Made in China: Stop shpenzimet e “çmendura”

Publikuar më: 10:41 06-01-2017

Milionat kineze të përfituara nga klubet dhe futbollistët shumë shpejt mund të ndalojnë. Pas blerjeve me shifra të frikshme për lojtarë si Oscar nga Chelsea apo Carlos Tevez nga Boca Juniors, shteti aziatik ka thënë “mjaft”. Administrata e Përgjithshme e Sportit në Kinë vendosi të ndalojë shpenzimet e “çmendura”, me blerje dhe rroga prej miliona eurosh, që tronditën merkaton.

“Do të përcaktohet një tavan për rrogat e futbollistëve dhe çmimin e kartonëve, për të vënë nën kontroll shpenzimet jo-racionale. Gjithashtu do të realizohet mbikqyrja e financave të klubeve për të mbajtur çmimin e lojtarëve brenda një kufiri të arsyeshëm”, shpjegoi organi qeveritar që ka detyrën e rregullatorit të sportit në Kinë, nëpërmjet një zëdhënësi për shtyp.

Agjencia i cilësoi “para të hedhura për rroga të ekzagjeruara nga lojtarët e huaj”, ndërsa theksoi se “të gjitha shifrat e kontratave do të bëhen publike” dhe ata që do të tentojnë ti përfitojnë milionat nën dorë do të ndëshkohen në mënyrë të ashpër. Përsa i takon tavanit të shpenzimeve për blerjen e lojtarëve apo rrogave, ende nuk ka asgjë konkrete. Gjithsesi, 60 milionë eurot e shpenzuar për Oscar dhe 38 milionët që lojtari do të përfitojë apo edhe pagesa 80 milionë euro në dy vjet për Tevez natyrshëm që janë të ekzagjeruara, shkruan supersport.

Këto afrime të bujshme nxitën zërat se në Kinë ishin të gatshëm të investonin mbi 100 milionë euro për yje të nivelit botëror si Messi apo Cristiano Ronaldo. Synimi i qeverisë kineze është që përveç kufizimit të shpenzimeve, një pjesë e parave të destinuara për blerjen e lojtarëve të huaj të shpenzohen për zhvillimin e futbollit në vendin aziatik.

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607