INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Made in China: Transferimi më i shtrenjtë në botë, ja cili lojtar është

Made in China: Transferimi më i shtrenjtë në botë, ja cili lojtar është

Publikuar më: 09:35 05-01-2017

Shanghai SIPG është emri më i lakuar javët e fundit në futbollin botëror, duke lënë në plan të dytë edhe klubet më të mëdhenj evropianë. Klubi kinez bleu Carlos Tevez nga Boca Juniors, duke e bërë lojtarin më të paguar në botë, me 38 milionë euro në vit, por nuk ka ndërmend të ndalet.
 
Borussia Dortmund ka marrë një ofertë të pabesueshme nga Shanghai, plot 150 milionë euro për sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang. Nëse klubi gjerman bie dakord, do të ishte transferimi më i shtrenjtë në botë, duke kaluar atë të Paul Pogba që kali nga Juventus te Manchester United, verën e kaluar, për 105 milionë euro.
 
Më e larta në botë do të ishte edhe paga e sulmuesit nga Gaboni. Për Aubameyang, klubi i Andre Vilas Boas ofron 41 milionë euro në vit, më tepër se sa për Tevez, që aktualisht është më i paguari.

 

266535_m.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034561157226562