Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, mund të bëhet futbollisti i radhës që do të transferohet në Kinë.
Për portugezin ka një ofertë të majme në tavolinë me një pagë prej 15 milionë euro. Skuadra që është e interesuar për lojtarin është Hebei Fortune.
Portugezi ka një ofertë edhe nga Manchester United ku trajner është Jose Mourinho, një njohje e vjetër e tij.
Pepe në fund në fund të sezonit mbyll kontratën me Realin dhe mund të transferohet me kosto zero te një tjetër ekip.