INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Madhësi apo shpejtësi? Kjo është çështja! Zbuloni dilemën

Madhësi apo shpejtësi? Kjo është çështja! Zbuloni dilemën

Publikuar më: 17:23 22-05-2018

Një studim i ri, mund të jetë qetësues për meshkujt, të cilët janë të vetëdijshëm për madhësinë e organit të tyre gjenital.

41 gra vëzhguan modele penisësh të krijuara nga një printer 3D. Modelet ishin në ngjyrë të kaltër dhe varionin nga 10 cm të gjatë me perimetër 6 cm deri te 21 cm të gjatë me perimetër 17 cm.

Atyre iu kërkua të zgjidhnin se cilin nga 33 modelet do të preferonin për një partner, me të cilin do të takoheshin vetëm një herë dhe cilin tek një partner afatgjatë.

Për seks vetëm në një natë, gratë zgjodhën modele me perimetër më të madh, se ata modele, të cilët i preferonin tek meshkujt, me të cilin dëshironin të ndërtonin marrëdhënie afatgjata.

Në gjatësi, nuk kishte diferencë mes partnerëve. Mesatarisht, ato zgjodhën penisë me gjatësi 16 cm.

Në vagjinë ndodhen funde nervash të ndjeshme ndaj shtypjes, të cilët mund t’iu përshtaten më së miri variacioneve në gjerësi të penisëve. Një penis më i gjerë mund ta afrojë klitorin më pranë vagjinës, gjë që ndihmon arritjen e orgazmës.

Nga ana tjetër, penisët më të gjatë mund të sjellin dhimbje në cerviks, thotë studiuesja Shannon Leung nga Universiteti i Kalifornisë në Los Angeles.

Studime të mëparshme mbi madhësinë e penisit kanë patur përfundime të ndryshme: një studim në tjetër zbuloi se në 60% të femrave madhësia e penisit nuk përbënte ndryshim, por gratë që përjetonin shpesh orgazma vagjinale, preferonin meshkujt me penisë të gjatë.

Një studim i publikuar vjet, tha se preferencat e grave ndaj penisëve më të mëdhenj varej nga trupi i mashkullit: në meshkujt trupmëdhenj, ishte e rëndësishme madhësia e organit gjenital.

Në pjesën e dytë të studimit të ri, grave iu dha një model penisi, të cilin duhet ta ekzaminonin për 30 sekonda. Më pas, atyre iu kërkua që të zgjidhnin të njëjtin model nga një kosh, 10 minuta më vonë.

Pas kalimi të 10 minutëshit, gratë (pothuajse të gjitha) kishin tendencën për ta mbivlerësuar madhësinë e penisit që kishin ekzaminuar më parë.

Ky zbulim mund të jetë qetësues për meshkujt, të cilët janë të vetëdijshëm për madhësinë e organit të tyre gjenital.

Article Logic
Execution time: 0.002094030380249