Jo vetëm ai vetë por edhe djemtë e Donald Trump duket se gëzojnë antipatinë e të gjithëve, veçanërisht të amerikanëve.
Shkak për këtë nuk janë vetëm deklaratat tepër guxuese të Trump por edhe veprimet e shëmtuara të tyre. Kështu, djemtë e Donald Trump pëlqejnë të gjuajnë kafshë të egra, veçanërisht leopardë dhe postojnë në rrjetet sociale shpesh foto me këto kafshë të ngrodhura. Por disa personazhe të njohur e dënojnë rëndë këtë akt të dy vëllezërve dhe njëra ndër ta Madonna. “Çfarë idiotësh, Ju duket normale të vriten këto kafshë për sport? Pyesni Donald TRump Jr dhe vëllanë e tij Eric. Një arsye më shumë për të votuar Hillaryn”, shkruan këngëtarja krah një fotoje të postuar të dy djemve teksa mbajne një leopard të vrarë në duar. Madje babai i tyre iu ka dalë në ndihmë duke sugjeruar të tjerët që të gjuajnë leopardë në Afrikë.