INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Madona publikon foton e vajzave të saj binjake Stella dhe Ester, pas zhvendosjes në Lisbonë

Madona publikon foton e vajzave të saj binjake Stella dhe Ester, pas zhvendosjes në Lisbonë

Publikuar më: 16:37 07-10-2017

Ylli i muzikës pop, Madona ka ndarë një foto të dy binjakëve të saj të adhurueshme, nëntë muaj pasi i mirëpriti në familje. "Ylli 59-vjeçar adoptoi vajzat katërvjeçare në shkurt të këtij viti, duke i bërë ato pjesë të familjes së saj që po rritet gjithnjë e më shumë duke i shpëtuar ato nga një jetë e varfër"-shkruan tabloidi britanik Mirror.

Madonnas-twins-Stella-and-Esther.jpg

Tani këngëtarja ka ndarë një foto të mrekullueshme të vajzave të qeshura dhe me fytyrat e tyre të pikturuara me ngjyrat e ylberit. Pas një vizite në Malavi, një vend i varfër në Afrikën Jugore në fillim të këtij viti asaj iu dha leje për të adoptuar motrat. Sipas ligjit të Malavit, prindërit adoptues duhet të banojnë në vend për të paktën një vit përpara se të adoptojnë ndonjë fëmijë. Kjo nuk është hera e parë që Madona adopton fëmijë nga ky vend.

David-Banda-Mercy-James-and-Madonna.jpg

Ajo adoptoi djalin e saj David Banda, 11 vjeç, në vitin 2006, dhe vajzën Mercy James, gjithashtu 11, në vitin 2009. Këngëtarja ka gjithashtu dy fëmijët biologjikë, Lourdes 20-vjeçare nga martesa e saj me aktorin Carlos Leon dhe 16-vjeçarin Rocco, nga martesa e saj me drejtorin anglez Guy Ritchie.

Madonna-and-husband-Guy-Ritchie-and-children-Rocco-and-Lourdes.jpg

Superstari i popit e shkoi të banonte me familjen e saj në Lisbonë në fund të verës pasi Davidi u fut në Akademinë Rinore të Beneficës. Madonna është zbuluar më pas duke kërkuar një rezidencë me vlerë prej 7 milionë paund - një pallat i vogël i vitit 1865 ku pa dyshim që të qëndroj familja e saj ndërsa Davidi punon për të bërë realitet ëndrrat e tij të futbollit.

Article Logic
Execution time: 0.0028219223022461