Madonna e ka zgjeruar familjen e saj duke iu uruar mirëseardhjen në familje të dy vajzave binjake 4 vjeçare nga Malavi.
Këngëtares 58 vjeçare i është dhënë një urdhër miratimi nga Gjykata e Lartë për birësimin e binjakeve Ester dhe Stella.
Mbretëresha e Pop-it është dalluar shpesh për veprimet e saj bamirëse në Afrikën e jugut në vitin 2006, atëherë kur adoptoi edhe dy fëmijë Malawian, David-in në vitin 2006 dhe Mercy James në vitin 2009.
Binjakët janë duke u adoptuar nga Shtëpia e Shpresës jetimore në Mchinji, në afërsi të kufirit perëndimor me Zambia, ku dikur jetonte David Banda.
Marrëdhënia Madonnas me Malavinë nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Ish presidenti Malawian Joyce Banda e ka akuzuar këngëtaren se ka kërkuar mirënjohje të pafund për birësimet e saj, por pasardhësi i tij Peter Mutharika, tha në vitin 2014: "Qeveria ime ka qenë gjithmonë mirënjohëse për pasionin që Madonna ka për këtë vend".
Por nuk mbaron me kaq sepse edhe gjyshja biologjike e vajzës së adoptuar të Madonnas, Mercy James është dëshpëruar për mbesën e saj.
Kur Madonna adopotoi Marcyn në vitin 2009 premtoi se vajza nuk do ta harronte kurrë trashëgiminë e saj afrikane, por në të vërtetë nuk e kishte sjellë kurrë në vendin e saj që në ditën kur u adoptua.
Urojmë që këngëtarja të mos bëjë të njëjtën gjë edhe me dy binjaket e sapo adoptuara.