Vuani për vend parkimi? Mos u shqetësoni, nuk jeni të vetmit!
Të njëjtin problem ndan edhe Madonna në New York, e cila ndonëse jeton në një shtëpi 40 milionë dollarëshe, përsëri nuk ka mjaftueshëm vend për të parkuar makinat e saj. Megjithatë këngëtarja ka vendosur të shkelë rregullat dhe ka urdhëruar stafin e saj të vendosin tabela fallse parkimi përpara shtëpisë së saj. Interesante, por jo edhe aq për një nga fqinjet e artistes e cila ka treguar për TMZ se sapo e kuptoi që tabelat e vendosura ishin të dyshimta telefonoi menjëherë Agjensinë e Transportit të qytetit. Thuhet se këta të fundit i kanë bërë një vizitë Madonna-s, megjithatë ende nuk ka një deklaratë nga vetë stafi i saj. Njeherë rebele, gjithë jetën e tillë!