Diva e diskografisë botërore, Madonna ka ndarë më fansat disa nga sekretet e suksesit të saj.
Sipas intv.al duhet të dini këto 9 gjëra për jetën e saj personale dhe profesionale.
1. Emri i vertetë është: Madonna Louise Ciccone
2.Madonna lindi më 16 gusht 1958 në Bay City, Michigan. Shumë njerëz mund të jenë krenarë se nga kanë ardhur, por jo Madonna. Ajo i referohet vendlindjes së saj si " qytet i vogël në veri të Michiganit”
3. Babai i saj është italian, nëna e saj ishte franceze-kanadeze.
4. Fëmijërinë e saj e ka përshkruar si një vajzë e vetmuar, por ka studiuar dhe ka marrë nota të mira. Ajo gjithmonë ka kërkuar të jetë dikush.
5. Ajo u largua nga kolegji në vitin 1977 dhe u zhvendos në Neë York City me vetëm 35 dollarë në xhepin e saj.
6. Madonna filloi të takonte Sean Penn duke punuar në videon e "Material Girl". Ata, sipas intv.al u martuan në 27-vjetorin e saj më 1985.
7. Ajo gjithashtu është frekuentuar edhe: Tupac, John F. Kennedy, Jr., Antonio Banderas, Lenny Kravitz, Dennis Rodman dhe artisti Jean-Michel Basquiat.
8. Madonna ka qenë një vegjetariane që kur ishte 15 vjeçe.
9.Madonna është nominuar 18 herë në Grammy Awards, por fituar pesë.
-Sekretet, sipas intv.al që ajo ka thënë për fansat kudo në botë:
1. Mos i ndrydhni ndjenjat
Madonna njihet për shpirtin e saj të lirë, prandaj këshillon se duhet të shprehni atë që jeni.
2. Jini të qartë për gjërat që doni të arrini në jetë
Mos e dëno veten, duke mos pasur besim te vetja!
3. Femrat mund të marrin vendimet vet, pa pasur nevojën e meshkujve
Ajo nuk është varur ndonjëherë nga një mashkull dhe ja ka dalë gjithmonë vet të eci në rrugën e gjatë të suksesit.
4. Në fund të ditës, i vetmi person që ja vlen je ti
Thuajini vetes: Je më i miri.
5. Eksperimentoni seksualisht
Keni vetëm një jetë dhe ajo është juaja.
Burimi: Boomsbeat
Përshtati: Anisa Bega