INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Madonna nën hetim nga shërbimet sekrete për këtë shkak [FOTO]

Madonna nën hetim nga shërbimet sekrete për këtë shkak [FOTO]

Publikuar më: 10:30 23-01-2017

Gjithmonë problematike, por këtë herë alarmoi një shtet të tërë!

Madonna ishte një folëse dhe performuese surprizë në Marshimin e Grave në Ëashington ditën e shtunë, por ajo që i tronditi të gjithë ishin fjalët e saj. Diva e muzikës deklaroi, mes të tjerësh, se kishte menduar për të hedhur në erë Shtëpinë e Bardhë”. Diçka e tillë nuk kaloi aq lehtësisht pasi Shërbimi Sekret tha se do të hetonte pretendimin e saj. Tashmë Madonna duket se ka vendosur që të qartësojë gjithçka nëpërmjet një postimi në Instagram. Artistja 58 vjeçare tha se fjalët e saj ishin marrë tmerrësisht jashtë konteksti, pasi në të vërtetë bëhej fjalë thjesht për një metaforë. Madonna deklaroi se ajo promovon dashurinë dhe jo dhunën, si dhe për të është e rëndësishme që njerëzit ta dëgjojnë dhe ta kuptojnë fjalimin e saj në mënyrë korrekte dhe jo të keqkuptohen. Nuk e dimë se si shkojnë bashkë fjalët “dashuri” dhe “shpërthim”, por përderisa e thotë Madonna...

chooselo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217