Stuhi ne botën e Madonnës?
Gjithë lufta për kujdestarinë e djalit të saj Rocco, duket se i ka bërë keq artistes. Vetëm pak kohë pas incidentit të mëparshëm kur 57 vjeçarja u shfaq e dehur në Kentacky, një tjetër ngjarje e këndeshme mbulon artisten. Për rreth 2 orë e gjysmë fansat kanë pritur që këngëtarja të shfaqet e të performojë në skenën e Nashville, një vonesë e cila është pasuar me statuse pakënaqësie në rrjetet sociale. Disa prej tyre janë shprehur të shqetësuar e të tjerë të revoltuar. Ç'të jetë duke ndodhur vallë me Madonna-n?