Ju kujtohet momenti kur Madonna u rrëzua nga skena shkurtin e kaluar te BRIT Awards?
Pelerina e saj e dizenjuar nga Giorgio Armani nuk u hap siç duhej dhe e mori pas, duke e rrëzuar nga shkallët. Mesa duket, fati i keq, kur bëhet fjalë për kostumet e saj, e ka ndjekur Madonna-n edhe kësaj here në skenën e Bangkokut, mbrëmjen e së martes në turin e saj "Rebel Heart". Teksa u shfaq në skenë me një performancë energjike, këngëtarja 57-vjeçare u ngatërrua pas një velloje të gjatë që e kishte hedhur sipër saj, duke ngecur tek ajo, në pamundësi për ta hequr. E megjithatë, kariera e saj 30 vjeçare e ka mësuar atë sesi të dalë nga situata pa ndërprerë shfaqjen.