IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Madonna shokon: Bëhet tapë në skenë, shan ish-bashkëshortin dhe jo vetëm...

Madonna shokon: Bëhet tapë në skenë, shan ish-bashkëshortin dhe jo vetëm...

Publikuar më: 15:39 13-03-2016

Madonna del përfundimisht jashtë kontrollit.

 Të gjithë e dimë se ajo po kalon një periudhë të vështirë që nga momentin që humbi kujdestarinë e djalit të saj Rocco, por këtë herë e tepëron. Gjatë koncertit të saj në Melburn, Australi, këngëtarja 57-vjeçare pi tekila në skenë nga shishja e një fansi dhe nuk i përmbajti më emocionet e saj. Performaca e saj kaotike konsistoi në etiketimin e ish-bashkëshortit të saj, Guy Ritchie, si një "bir k*rve" dhe e shtrirë në skenë i përgjerohej audiencës që dikush të kujdesej për të. Madje arriti deri aty sa të kërkonte që dikush të p****ohej me të, duke i shokuar të gjithë. Sipas The Sun, pasi Rocco nuk do të jetojë më me të kjo i ka shkaktuar një dhimbje të madhe dhe e ka mërzitur tej mase dhe për këtë fajëson Guy. Megjithatë në një intervistë ajo u shpreh: "Nëse kam mësuar një gjë në jetë është që të përballem me vështirësitë. Nëse e kalon me një buzëqeshje, nuk lëndohesh aq shumë". Shpresojmë që Madonna ta kalojë këtë fazë të vështirë sa më shpejt.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0021989345550537