Madonna ka vendosur të thyejë heshtjen në lidhje me kritikat dhe komentet negative të fansave të Prince të cilët nuk dëshironin ta performonte Madonna tributin ndaj legjendës së muzikës.
Përmes një fotoje në Instagram, mbretëresha e Pop-it ka thëne se të gjthë janë të lirë të bëjnë një tribute ndaj Prince në mënyrën që duan, pa dallim gjinie, race apo moshe. “Prince për mua ka qenë frymëzim dhe do ta dua përgjithmonë, kështu që filloni të mësoheni me idenë” e ka përmbyllur komentin e saj 57 vjeçarja.