INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Madridi akuzon për rebelim presidentin katalanas e ministrat

Madridi akuzon për rebelim presidentin katalanas e ministrat

Publikuar më: 17:46 30-10-2017

Vetëm pak ditë pasi Katalonja shpalli Pavarsinë, Madridi zyrtar merr aksione konkrete. Prokurori i Përgjithshëm i Spanjës Huan Manuel Maza ka akuzuar presidentin katalanas dhe ministrat e tij për rebelim dhe kryengritje. Në kushte të tilla zyrtarët të cilët lejuan shpalljen e Pavarsisë rrezikojnë deri në 30 vite burgim.

Nën akuzë janë vendosur edhe kryetarja e Parlamnetit katalanas dhe pjesëtarë të tjerë.

Deri më tani nuk është kërkuar urdhër arresti pasi pritet që të akuzuarit të dëgjohen nga gjykata dhe më pas të merren vendime konkrete. Por ministrat katalanas ndonëse të shkarkuar kanë provokuar duke postuar foto teksa punojnë në zyrat e tyre.

Këtë të premte pasi parlamenti Katalanas shpalli pavarsinë, i menjëhershëm ishte reagimi i Madridit i cili jo vetëm që nuk e njohu por nisi të zbatojë artikullin 155 të Kushtetutës i cili parashikon marrjen nën kontroll të rajonit rebel.

Por në krah të Madridit kanë dalë edhe me mijëra qytetarë të cilët këtë fundjavë kanë protesuar në rrugët e Barcelonës duke kërkuar unitetin e Spanjës

Kryemnistri spanjoll Rajoy jo vetëm e konsideron pavarisnë e Katalonjës antikushtetuese por ka shpallur në rajon edhe zgjedhjet e parakohshme.

Article Logic
Execution time: 0.0037169456481934