INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mafia shqiptare bashkëpunon me atë italiane? Ja si i përgjigjet Rama prokurorit të Antimafias italiane

Mafia shqiptare bashkëpunon me atë italiane? Ja si i përgjigjet Rama prokurorit të Antimafias italiane

Publikuar më: 22:38 01-03-2018

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së bërë pak ditë më parë në Tiranë nga Kryeprokurori i Antimafias Italiane Federico De Raho, se mafia shqiptare është e lidhur me Ndraghetën.

I ftuar në emisionin “Debati”, të gazetarit Roland Qafoku, kreu i qeverisë nuk e mohoi këtë fakt.

Por tha se përkundër kësaj, është rritur ndjeshëm puna e policisë së shtetit, sa i përket zbulueshmërisë së krimit.

Intervista

Zoti kryeministër ka disa shifra në fakt nga policia që janë për t’u përshëndetur , e kam thënë dhe e them  me zë të lartë. 52 të vrarë në vitin 2017 dhe 54 të vrarë në vitin 2015 është një shifër rekord  si një shifër e ulët në krahasim me shifrat  që kemi patur në këto 28 vjet. Por ajo që më shqetëson mua zoti kryeministër , vërtet kemi 52 të vrarë në 2017 por 12 nga këto janë vrasje mafioze për shkak të trafikut të drogës.  Nuk ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri një numër kaq I madh për pazare droge,  parcela droge.

Po për çfarë janë vrarë në të shkuarën, për qejf?

Shqiptarët janë vrarë dhe për një fjalë goje.

Fjalën mafioze nuk i bën ndonjë nder të madh këtij vendi që e përdorni kaq shpesh.  Përdorimi masiv i fjalës mafje nuk shkon. Shqipëria ka krim të organizuar, ka organizata kriminale por nuk ka mafie. Shqipëria ka mjete kriminale.

Këtë e tha prokurori Kombëtar i Antimafias italiane.

Historitë e Italisë nuk janë historitë e Shqipërisë.

Zoti Rama ai tha që mafia shqiptare ka bashkëpunuar me Ndraghetën dhe Sacra Coronën.

Qe ka shqiptarë mafiozë të lidhur me mafien në Itali unë as nuk e mohova as nuk përbën kjo një arsye për të thënë që në Shqipëri na paskan ndodhur 12 vrasje mafioze. Ky është një term shumë i avancuar. Këto vrasje janë vrasje për prishje pazaresh, të tilla ka dhe do të ketë. Jemi nga një vend që mbanim vendin e parë për numrin e vrasjeve, në një vend që jemi nën mestaren e vendeve europiane. Kemi një rritje të pamendueshme të zbulueshmërisë.

Mos e thoni këtë, ju lutem sepse e kam dëgjuar dhe disa herë të tjera.  Ky është një autogol.  Zbulueshëmria e krimit në Shqipëri ka qenë gjithmonë e lartë.

Kemi një rritje të pamendueshme më parë të zbulueshmërisë. Janë 6 vrasje të kryera gjatë këtij viti dhe janë të gjitha të zbuluara.

Article Logic
Execution time: 0.0036780834197998