Sërish një media e njohur britanike ‘The Sun’ flet për shqiptarët dhe kokainën e kontrolluar nga mafia shqiptare.
Duket se niveli në rritje i kriminaliteti në rradhët e shqiptarëve të vendosur në Londër, është kthyer në një shqetësim madhor për autoritetet britanike dhe jehona në media është e pashmangshme.
“The Sun”, ka shkruar një artikull të gjatë për një kartel kokaine tërësisht shqiptar të vendosur në lindje të Londrës dhe që kontrollon pjesën më të madhe të tregut të drogë.
Në foto duket edhe krenaria e shqiptarëve mes makinave dhe argjendarive luksoze.
“Gangsterët shqiptarë nga karteli famëkeq ‘Hellbanianz’ mburren në Instagram me fitimet e kokainës së tyre, që e shesin në Londër dhe bëjnë para të thata”, shkruhet në hyrje të artikullit.
“Karteli famëkeq është një nga bandat që dominon tregun e drogës, duke bërë miliona paund në vit dhe baza e tyre është Barking, Londra lindore”, vijon artikulli.
Sipas policëve, karteli famëkeq “Hellbanianz” janë bërë grupi i tretë më i madh i kriminelëve të organizuar në vend.