INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Mafia shqiptare nuk është me të vërtetë mafia’

‘Mafia shqiptare nuk është me të vërtetë mafia’

Publikuar më: 20:16 03-01-2019

Artikull nga The Economist për mafian shqiptare (Titulli origjinal në versionin print: Piranjat nga Tirana)John Macris po largohej nga shtëpia e tij në lagjen Voulas të Athinës në 31 dhjetor të vitit të kaluar. Kur një burrë vrapoi drejt makinës së tij duke e qëlluar me armë. Macris, një gangster greko-australian u hodh jashtë makinës në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar nga atentatori, por personi i armatosur e ndoqi dhe e qëlloi për vdekje.

Disa javë më parë në Nju Jork, Sylvester Zottola, një anëtar i dyshuar i familjes kriminale Bonanno, ishte me makinë duke kaluar pranë McDonalds kur u qëllua për vdekje. Dhe kur Raul Tamudo, një futbollist ndërkombëtar i pensionuar, u kthye në shtëpinë e tij në Barcelonë më 12 gusht, ai pa se dikush kishte hyrë brenda dhe i kishte vjedhur koleksionin e tij të orës, me vlerë më shumë se 100,000 euro.


Policia tha se i dyshuari për vjedhjen ishte një anëtar i “mafias shqiptare”. Grekët dhe homologët amerikanë gjithashtu fajësuan shqiptarët për porositjen dhe kryerjen e ekzekutimeve të Macris and Zottola.
Të treja këto krime janë ndër shumë të tjera që tregojnë rritjen e theksuar të krimit ndërkombëtar nga gangsterë shqiptarë. I pyetur për të renditur grupet e krimit të organizuar sipas rrezikut që paraqesin në Europë, një zyrtar i lartë i agjencisë së zbatimit të ligjit të BE-së, Europol, i vendosi mafiozët shqiptarë përpara kriminelëve rusë.
Policia britanike thotë se aktiviteti i shqiptarëve është kryesisht përgjegjës për rritjen e trafikut të qenieve njerëzore. Grupet e shqiptarëve dhe kosovarëve në Britaninë e Madhe thuhet se e kanë çarë rrugën e tyre me vrasje dhe tortura duke arritur të kontrollojnë pjesën më të madhe të kokainës atje.


Por Jana Arsovska, e cila jep mësim në City University të Nju Jorkut dhe ka ndjekur veprimet e kriminelëve shqiptarë për më shumë se 15 vjet, thotë se ‘mafia shqiptare’ është një mit.
Pasuria dhe dhuna ekstreme e kriminelëve që vijnë nga Shqipëria dhe Kosova nuk do të thotë se ata i përkasin një organizate të strukturuar me ritualet e zakonshme si Cosa Nostra e Sicilisë apo sindikatat Yakuza në Japoni.
"Ne shohim shumë organizata që punojnë në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra", thotë zonja Arsovska. "Ata flasin gjuhën shqipe, por kjo nuk do të thotë se ato janë të lidhura me organizatat në Shqipëri dhe nuk janë kurrë ekskluzivisht shqiptarë etnikë".


Disa arsye ndihmojnë për të shpjeguar se pse krimi i organizuar ishte në gjendje të hidhte rrënjë të forta në Shqipëri pas rënies së komunizmit: Shpërndarja në vitin 1991 e shërbimit të sigurimit të vendit. Sigurimi, i cili la rreth 10,000 agjentë të papunë, të gjithë me aftësi të përshtatshme për krimin e organizuar, raporton newsbomb.al. Kolapsi gjashtë vjet më pas i skemave piramidale që plaçkitën pasuritë e shumë shqiptarëve duke nxitur rrëmbimin e më shumë se 550,000 armëve si dhe shfaqja e lidhjeve të forta të politikanëve, luftëtarëve dhe kriminelëve gjatë luftës së Kosovës. Nga fundi i viteve 1990, sidomos Shqipëria veriore, ku besnikëria e fiseve kishte qenë gjithmonë e rëndësishme, ishte bërë një vend i dhunshëm dhe i paligjshëm, i copëtuar nga përplasjet vrastare.


Megjithatë, teksa gangsterët individualë emigruan, ka pak dëshmi se bandat e krijuara në Ballkan janë zgjeruar si Cosa Nostra ose mafia italiane 'Ndrangheta'.
Shumë shqiptarë që kishin probleme me ligjin iu futën botës së krimit pasi emigruan. Brutalë e të pamëshirshëm ata megjithatë janë shumë më pak të sofistikuara se mafiozët e vërtetë.
Ka pak shenja të formimit të aleancave të tyre me politikanët lokalë në botë për të mbrojtur aktivitetet e tyre ose pastrimin e fitimeve të tyre, përveçse në pasuri të patundshme në Ballkan. Dhe kjo pakujdesi e madhe që i bën ata kaq të frikshëm, i bën njëkohësisht të pambrojtur.
Arsovska citon shembullin nga Nju Jorku të organizatës Rudaj. Deri në vitet 1990 ishte kaq e fuqishme sa që disa e quanin "familja e gjashtë e krimit" në qytet. Të tjerët, me origjinë italiane, mbeten në biznes. Pjesëtarët e Rudaj janë të gjithë në burg.

Article Logic
Execution time: 0.003741979598999