INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Mafia u ka deklaruar luftë emigrantëve afrikanë”

Publikuar më: 09:23 23-04-2016

Një vrasje e ndodhur në Palermo ka rritur shqetësimin për një “luftë” të mafias italiane “Cosa Nostra” ndaj emigrantëve afrikanë.

Mediat shkruajnë se “Cosa Nostra” kërkon të ruajë supremacinë në territoret e kontrolluara prej saj, por një gjë e tillë është e kërcënuar prej kriminelëve gangsterë afrikanë që mbërrijnë në ishull të infiltruar mes emigrantëve të shumtë, prej të cilëve numërohen rreth 1 000 zbarkime në ditë në ishullin jugor të Italisë.

Një emigrant i mbërritur nga Gambia u qëllua në kokë nga një mafioz italian në mes të ditës në Sicili, çka shtoi frikën mes qytetarëve se gjakderdhja mund të vijojë tashmë edhe më tej.

Emigracioni në Itali u rrit me 90 për qind gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Emigrantët e vendosur në Ballaro, pjesë e Palermos ku edhe ndodhi vrasja mafioze, janë shtuar me rreth 20%, nga 5% në 25%, që prej nisjes së krizës së emigrantëve.

Kryebashkiaku i Palermos, Leoluca Orlando ka vijuar edhe më tej, kur thotë se “në të kaluarën, kur mafia ka qenë edhe më e fuqishme, kanë parandaluar me çdo kusht futjen e emigrantëve në qytet. Derisa unë isha 30 vjeç, kurrë nuk kam parë ndonjë afrikan apo aziatik në Palermo. Mafia duket se ende nuk e ka kuptuar që qyteti ka ndryshuar. Tashmë ne jemi një qytet emigrantësh dhe bosët e saj duket se nuk po qëndrojnë më dot në podiumin drejtues. Palermo është kthyer tashmë në një qytet i Lindjes së Mesme në Europë, edhe pse është një qytet piktoresk për të cilin ne jemi krenarë”.

Vetëm dy javë më parë, një emigrant i pafajshëm nga Gambia u qëllua me plumb në kokë, nga një mafioz italian i cilësuar si “kafsha”. Mrekullisht ai i ka mbijetuar atentatit, por sulmi ka qenë një shembull tepër brutal i dhunës që duket se po rrezikon ishullin.

Article Logic
Execution time: 0.0022549629211426