I ftuari i pare në emisionin më të ri në INTV “Kafein” ishte ish mafiozi i njohur i familjes Gambino John Alite.
Gjatë intervistës me Flavio Qarrin duke treguar tatuazhet e tij të shumta, një pjesë e të cilave dedikuar origjinës së tij shqiptare, John zbuloi dhe tatuazhet që kishte në kurriz.
Ai zbuloi për publikun se kishte gdhendur mbi shpinë emrin e nënës së dy djemve të tij.
John Alite ndodhet në Shqipëri pas udhëtimit edhe në Kosovë në kuadër të turit për promovimin e dokumentarit “Gangsteri i Përsosur” ose “The perfect gangster” me regji të një tjetër shqiptari, regjisorit Andi Deliana.
John Alite gjithashtu gjatë intervistës në “Kafein” rrëfeu edhe momente shumë interesante nga karriera e tij kriminale të cilën e ka lënë tashmë pas krahëve me shlyerjen e dënimit prej 18 vitesh.
Nga ana tjetër në një krahasim mes politikës në SHBA dhe asaj në Shqipëri John rrëfeu se edhe në Amerikë ka ndodhur që në Kongres të arrijë të futet ndonjë ish i dënuar për vepra penale.