Në vitet '80, ai ishte krahu i djathtë i John Junior Gottit, pasuesit direkt të familjes mafioze "Gambino" në Amerikë.
Por sot, pasi ka lënë pas të kaluarën prej Mafiozi, shqiptari John Alite është autor i librit të famshëm "Rregullat e Gotit" si dhe një folës frymëzues për të rinjtë duke iu treguar atyre për rrugën e drejtë dhe se bota e krimit është e gjitha një miks tradhtish, vrasjesh dhe etje për pushtet. Alite nuk e ka mohuar kurrë se është shqiptar dhe krenar për këtë. Tatuazhi i tij me shqiponjën në krah është tregues po aq sa dhe shijet e tij muzikore. Vetëm pak orë më parë, John Alite ka postuar një nga këngët e Stresit "Mos u dorëzo" si një nga të preferuarat e tij. Ngjan si një kolonë zanore e pengesave të kaluara në jetë me një mesazh domethënës për të qëndruar gjithmonë në këmbë, pa u dorëzuar. Ditë më parë, ish mafiozi i njohur shqiptar dha një intervistë për mediat shqiptare ku përshkruan se si nisi dhe përfundoi roli i tij në mafian më të famshme botërore, Gambino. Ndërkaq, ai është vazhdimisht i ftuar në show të ndryshëm televizivë në Amerikë për të folur për jetën prej mafiozi të penduar./intv.al/